Open Responsive Menu

Shërbimi i Kalimit të Pagave
Shërbimi i kalimit të pagave ofrohet nëpërmjet lidhjes së një marrëveshje të thjeshtë midis bankës sonë dhe biznesit tuaj. Në thelb të këtij shërbimi qëndron kalimi i pagave të punonjësve tuaj, nga llogaria e biznesit në llogarinë e secilit prej tyre, duke u bazuar në urdhrin e lëshuar nga ju.
Shërbimi është i shpejtë, i automatizuar dhe i përgjigjet në kohë nevojave të punonjësve tuaj.

Përse duhet ta përdorni shërbimin e kalimit të pagave?
Ju mund të kryeni kalimin e pagave të punonjësve tuaj në llogarinë e tyre personale, nëpërmjet një shërbimi të shpejtë e cilësor.
Sepse të gjitha kostot e transferimit të pagës mbulohen nga banka jonë dhe ju nuk keni veprime shtesë për të kryer.
ProCredit Bank ofron për punonjësit tuaj shërbime financiare me kushte lehtësuese (duke qenë se të ardhurat e tyre janë lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet kalimit të pagës në bankën tonë), paradhënie bankare deri në tri paga, kredi për investime në shtëpi, karta debiti e krediti, depozita kursimi për ta dhe fëmijët e tyre, pagesa të faturave mujore si ujë, drita, telefon, etj.).
Duke kaluar pagën në bankë, punonjësit tuaj kanë akses dhe mund ta tërheqin në çdo kohë, nëpërmjet kartës së debitit që ofrohet me hapjen e llogarisë. Në çdo moment dhe në çdo kohë, këshilluesi juaj i biznesit në bankën tonë, do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve që mund të keni rreth këtij shërbimi.

Fillimi i faqes