Open Responsive Menu

Sistemi i Administrimit Mjedisor në ProCredit Bank

Të gjitha bankat në grupin ProCredit kanë vendosur standarde të larta në lidhje me ndikimin e operacioneve të tyre në mjedis. Për të minimizuar ndikimin e saj mjedisor dhe atë të klientëve të bankës, banka ProCredit Shqipëri ka marrë një qasje të trefishtë ndaj sfidave mjedisore:

Shtylla 1: Sistemi i administrimit të brendshëm mjedisor

Kjo shtyllë i referohet të gjitha masave të brendshme të marra nga ProCredit Bank Shqipëri për të reduktuar ndikimin e saj mjedisor. Këto masa përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit në lidhje me çështjet mjedisore; në të njëjtën kohë duke i kushtuar rëndësi të veçantë dizenjimit me masa të eficiencës së energjisë të degëve dhe të Zyrës Qendrore.

Në këtë kuadër, politikat dhe procedurat e brendshme administrative janë rishikuar me qëllimin e përfshirjes dhe theksimit të kritereve mjedisore. Gjithashtu, banka ka krijuar një bazë të dhënash mjedisore me qëllim analizimin e konsumit aktual të bankës, monitorimin e performancës mjedisore të saj, identifikimin e problematikave dhe së fundmi marrjen e masave të nevojshme mjedisore.

Banka ka investuar në njësitë e saj të biznesit dhe Zonat 24/7 masa eficiente dhe do të vazhdojë më tej investimin dhe në të ardhmen. Për shembull, sisteme efikase të energjisë janë instaluar në njësitë e biznesit Tirana e Re, Piazza, Durrës, Korça, Shkodra, Fier, etj.

Qëllimi i masave të sipërpërmendura dhe i investimeve të ardhshme, është përmirësimi i cilësisë së shërbimit ndaj klientëve të bankës, sigurimi i kushteve të punës më të rehatshme për personelin e saj, si dhe kontribut të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, këto investime sjellin uljen e kostove të energjisë.

Shtylla 2: Administrimi i riskut mjedisor në kredidhënie

Objektivi i kësaj shtylle është reduktimi i ndikimit të jashtëm mjedisor të shkaktuar nga aktiviteti i kredidhënies së bankës. ProCredit Bank Shqipëri ka implementuar një sistem të administrimit mjedisor bazuar në vlerësimin e vazhdueshëm të portofolit të kredisë sipas kritereve mjedisore si dhe në një analizë të thellë të të gjitha aktiviteteve ekonomike të cilat potencialisht përfshijnë risqe mjedisore, dhe së fundmi refuzimi i aplikimeve për kredi të ndërmarrjeve të angazhuara në aktivitete të cilat konsiderohen të rrezikshme për mjedisin dhe shfaqen në listën e përjashtimit të institucionit tonë.

Me përfshirjen e çështjeve mjedisore në proçesin e aprovimit të kredisë, ProCredit Bank Shqipëri është gjithashtu në gjendje të rrisë nivelin e ndërgjegjësimit mjedisor të klientëve të saj.

Shtylla 3: Promovimi i Kredive Eko


ProCredit Bank Shqipëri ka për qëllim të promovojë zhvillimin ekonomik, i cili është ekologjikisht i qëndrueshëm. Qëllimi i kësaj shtylle është të ndihmojë në ndërtimin e një portofoli kredie kuptimplotë duke ofruar financim të eficiencës së energjisë (EE),  energjive të rinovueshme (RE) si dhe financim të projekteve të tjera pro mjedisit. Ndjeshmëria për çështjet mjedisore dhe eficiencën e energjisë është artikuluar që në vitin 2009, duke qënë banka e parë në Shqipëri që ka promovuar dhe ofruar kredi EE. Kjo nismë e veçantë u bë e mundur nëpërmjet bashkëpunimit të ProCredit Bank Shqipëri dhe Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) si dhe nëpërmjet asistencës teknike të siguruar nga ana e ekspertëve të mjedisit në IPC - International Project Consult.

Me synim rritjen e ndërgjegjësimit në publik, ProCredit Bank është përfshirë në projekte lokale të ndryshme mjedisore. Banka është angazhuar dhe ka mbështetur seminare të shumta në lidhje me investimet Eko për bizneset, agrobizneset, bashkitë, nxënësit, etj. Për më tepër, banka ka bashkë-financuar një iniciativë të quajtur EcoVolis, një program që promovon mënyrën e transportit miqësor ndaj mjedisit, me mjete si biçikleta.

Përveç të qenit aktiv në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor në Shqipëri, ProCredit Bank Shqipëri shkon më tej duke i ofruar të gjithë klientëve të saj norma interesi preferenciale për kreditë Eko.

Për të përmbushur sa më mirë nevojat e bizneseve dhe individëve, ne do të vazhdojmë të jemi shumë aktivë në financimin e masave Eko dhe në të njëjtën kohë duke i shpjeguar klientëve tanë përfitimet e këtyre investimeve.

Për më tepër informacion rreth Kredisë Eko, ju lutemi, klikoni në linqet e mëposhtme:

Për më shumë informacion për kreditë Eko për biznesin, ju lutem klikoni këtu
Për më shumë informacion për kreditë Eko për agrobiznesin, ju lutem klikoni këtu

Për më shumë informacion për kreditë Eko për banesat, ju lutem klikoni këtu

 

 

Fillimi i faqes