Open Responsive Menu

Bankat e përgjegjshme për bizneset e vogla dhe njerëzit e zakonshëm

Grupi ProCredit përbëhet nga institucione financiare që sigurojnë shërbime bankare në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Bankat ProCredit janë banka të përgjegjshme. Kjo do të thotë që në komunitetet ku ne punojmë kemi për qëllim të:
Jemi banka partnere e zgjedhjes për bizneset të vogla dhe të mesme, të cilat krijojnë punë dhe ndihmojnë në zhvillimin ekonomik.
Sigurojnë kursime të drejta dhe transparente si dhe shërbime bankare për njerëz të zakonshëm, të cilët kërkojnë një bankë mbështetëse në të cilën të besojnë.

 

Historia e Grupit ProCredit është shumë e pasur dhe është baza e asaj çfarë ne jemi sot. Bankat e para ProCredit u themeluan më shumë se një dekadë më parë me qëllimin për të ndikuar në zhvillim, duke siguruar kredi për të ndihmuar bizneset e vogla të rriten dhe duke ofruar lehtësi në depozita të cilat do të inkurajojnë individët me të ardhura të ulta dhe familjet për të kursyer. Bankat ProCredit kanë një impakt të konsiderueshëm në shoqëri, nisur nga përqasja dhe mbështetja që ofrojnë për bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat janë baza për zhvillimin e vendeve ku këto banka operojnë.

Për më shumë informacion rreth bankave ProCredit lutemi të vizitoni linkun: Bankat ProCredit në Botë

Fillimi i faqes