Open Responsive Menu

Garancia Bankare
Garancia Bankare është një nga shërbimet e financës tregtare dhe shërben si një instrument sigurie në marrëveshjet tregtare brenda dhe jashtë vendit. Në vetvete, ajo përfaqëson një angazhim që banka merr përsipër t’i paguajë përfituesit të garancisë një shumë specifike parash, brenda një kohe të caktuar, me kërkesën e përfituesit, nëse klienti që ka aplikuar për garancinë nuk përmbush detyrimin e saj kundrejt përfituesit. Në këtë mënyrë garancia bankare mbron interesat e përfituesit.

Përse ju shërben Garancia Bankare?
Rrit mundësinë e arritjes së një marrëveshje të favorshme biznesi dhe terma pagese me afat të mëvonshëm për të dy palët e një kontrate biznesi (shitësi dhe blerësi, kompani importuese ose blerësve të mëdhenj).
Siguron kryerjen e pagesës të të mirave dhe shërbimeve në kohë nga blerësi, të bazuar në detyrime kontraktuale.
Garanton përmbushjen e kontratës duke mbrojtur interesat e blerësit dhe shitësit. Njëkohësisht mbron biznesin tuaj nga kosto të paparashikuara apo vonesa të mundshme.
Duke përdorur garancinë bankare ju nuk keni nevojë të kryeni parapagim të produkteve dhe shërbimeve.
Është e lehtë për t’u marrë dhe administruar, një shërbim financiar me kosto të ulëta.

ProCredit Bank ju ofron mbështetje profesionale duke garantuar pagesat e biznesit tuaj si dhe duke krijuar një impakt pozitiv në fluksin e parave të kompanisë suaj.

Për t’u njohur me kushtet e punës për shërbimin e Garancisë Bankare vizitoni faqen Kushtet e Punës.

Fillimi i faqes