Open Responsive Menu

Financim për Biznesin tuaj
Për ne është e rëndësishme që çdo klient të marrë shërbimin që i përshatet më mirë nevojave të tij në përputhje me kushtet dhe planin e investimeve. Për këtë qëllim kemi krijuar shërbimin financiar “Limiti i Kredisë”.

Përse ju shërben limiti i kredisë?
Limiti i kredisë përfaqëson shumën maksimale me të cilën mund të financohet biznesi juaj, brenda një periudhe të caktuar kohe, e cila ju aprovohet paraprakisht, mbështetur në të ardhurat dhe aftësinë paguese.
Për të realizuar planet tuaja vjetore
Nëpërmjet këtij ju përfitoni brenda 3 ditëve çdo shërbim tjetër financimi (kredi, paradhënie bankare, linjë kredie).
Për të siguruar likuiditet në llogari kur pagesat nga debitorët tuaj vonohen.
Keni mundësi tërheqjeje të limitit të kredisë në çdo kohë, në shuma të ndryshme, brenda afatit 12 mujor.
Për të siguruar financim për planet afatgjata të biznesit tuaj, blerje të mjeteve, pajisjeve apo edhe ambjenteve të biznesit tuaj.

Brenda limitit të kredisë, ju mund të përdorni shërbime të ndryshme financimi sipas nevojave afatshkurtra dhe afatgjata të biznesit tuaj, si:

Kredi për Investime
Kredi per Aktive Fikse
Kredi për Kapital Qarkullues
Eko Kredi për Biznesin tuaj

Fillimi i faqes