Open Responsive Menu

LLOGARI KURSIMI "PROKID"

Çfarë ju ofron llogaria e kursimit “PROKID”?
Është një shërbim bankar i dedikuar për fëmijën tuaj, i cili ju ofron:
Llogari kursimi që hapet nga prindërit.
Kryeni kursime periodike për fëmijën duke filluar nga një shumë minimale e caktuar dhe  më pas zgjidheni ju shumën dhe kohën e depozitimit.
Transferoni nga llogaria juaj e pagës në llogarinë e fëmijës shuma fikse në mënyrë periodike (çdo muaj/ javë, etj.)
Kreditim interesash një herë në vit. (Në muajin Janar).
Interesi fitohet mbi shumat e depozituara dhe mbi interesin e fituar nga periudha e mëparshme.

Çfarë avantazhe përfitoni?
Kursime të sigurta për fëmijët tuaj të cilat mund të përdoren për të ardhmen dhe shkollimin e fëmijës.
Më shumë kursime, më shumë interesa të fituara në llogarinë e fëmijës.

Si mund të hapni një depozitë kursimi për fëmijën?
1. Vizitoni degën tuaj më të afërt të ProCredit Bank.
2. Merrni me vete kartën tuaj të identitetit ose pasaportën.
3. Nevojitet edhe çertifikata e lindjes së fëmijës.

 

Për t’u njohur me kushtet e punës për depozitën për fëmijë vizitoni faqen Kushtet e Punës.
Nëse dëshironi të aplikoni për këtë shërbim pranë ProCredit Bank, plotësoni kërkesën tuaj në aplikacionin e mëposhtëm dhe këshiluesit tanë të klientit do t'ju kontaktojnë menjëherë:

Apliko tani

 

Fillimi i faqes