Open Responsive Menu

Çfarë është një llogari rrjedhëse?

 

Për të gjithë klientët, një llogari rrjedhëse është hapi i parë në krijimin e një marrëdhënie financiare me një bankë.

Një llogari rrjedhëse i jep mundësi klientëve të:

  • Paguajnë faturat për kompanitë e import-eksportit që kanë marrëdhënie tregtare brenda ose jashtë Shqipërisë
  • Paguajnë faturat mujore të shërbimeve (p.sh. ujit, energjisë elektrike apo telefonit), pa pasur nevojë për të pritur në radhë në zyrat përkatëse
  • Blejnë mallra dhe shërbime nëpërmjet terminaleve POS të ProCredit Bank.

Me një llogari rrjedhëse, klientët mund të krijojnë një urdhër pagese periodik, nëpërmjet një paraqitje të vetme në bankë, pa qënë e nevojshme të shkojnë në bankë çdo muaj.

Në mënyrë që të sigurojmë suportin më të mirë për klientët tanë, shërbime elektronike të shpejta dhe të besueshme, të tilla si ATM, terminale POS, E-banking, etj, janë në dispozicion.

Ne besojmë se zhvillimi i vazhdueshëm i këtyre teknologjive do t’u mundësojë klientëve tanë të optimizojnë kohën që ata shpenzojnë për administrimin e fondeve të tyre.