Open Responsive Menu

Çfarë duhet të dini për kreditë

 

Një nga aktivitetet kryesore të bankave është që të ofrojnë kredi. Në ProCredit Bank, ne ofrojmë kredi që të mbështesim klientët tanë për të arritur një rritje të qëndrueshme të biznesit të tyre. Kreditë luajë një rol shumë të rëndësishëm për bizneset, individët si dhe ekonominë shqiptare në tërësi.

Para se të aplikojnë për kredi, ne këshillojmë klientët tanë të vlerësojnë me kujdes gjendjen e tyre financiare. Në disa raste, për shembull efektet e sezonalitetit mbi biznesin e klientit, ose kur të ardhurat nuk mbulojnë plotësisht shpenzimet, një kredi mund ta bëjë të vështirë për klientët që të kenë rregullsi në ripagesën e saj.

Një kredi është një instrument investimi dhe periudha e shlyerjes duhet të reflektojë llojin e investimeve. Investimet afatgjata, të tilla si blerja e një linje prodhimi, kërkon një kredi afat-gjatë, sepse përfitimet e këtij investimi do të jenë të dukshme vetëm pas disa vitesh.

Para se të aplikoni për një kredi konsumatore, ka disa aspekte që duhen marrë parasysh. Ndër to, ju duhet të siguroheni se tipi i mallrave apo shërbimeve që keni ndërmend të blini me kredi, janë në përputhje me shërbimin financiar që ju zgjidhni.

Në ProCredit Bank, ne i këshillojmë klientët tanë të jenë të përgjegjshëm kur vendosin se çfarë do të blejnë duke përdorur një kredi, për të pyetur nëse e mira ose shërbimi është i domosdoshëm, ose nëse mund të blihet në një moment të mëvonshëm dhe në qoftë se klienti mund ta përballojë për të blerë atë. Kjo është arsyeja pse ne i sugjerojmë klientëve të kursejnë rregullisht ose të presin deri në marrjen e pagës së tyre të ardhshme para se të kryejnë blerjen. Një kredi mund të duket si zgjidhja më e shpejtë, por jo gjithmonë është zgjidhja më e përshtatshme. Ju duhet të keni parasysh se një kredi duhet të shlyhet dhe se detyrimi juaj ndaj bankës nuk përfundon me blerjen e të mirave që ju doni, por në momentin e shlyerjes së plotë të kredisë.

Në ProCredit Bank, ne gjithashtu rekomandojmë që klientët të shmangin riskun që lidhet me valutën dhe kursin e këmbimit, duke sugjeruar që kredia të jetë në të njëjtën monedhë me të ardhurat e tyre. Luhatjet në tregun e valutës mund të çojë në vlerësimin e një monedhë të huaj, duke e bërë kështu një kredi në këtë monedhë "më të shtrenjtë".

Për të siguruar që ju keni kapacitetin e duhur financiar për shlyerjen e kredisë, përpara se të merret një kredi, duhet të kryhet një analizë e plotë financiare.