Open Responsive Menu

LETËR KREDIA

Pagesa dhe lëvrimi në kohë në kohë janë faktorë shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare. Për këtë arsye ProCredit Bank ju jep mundësinë për të rritur  sigurinë dhe zhvilluar marrëdhënien e biznesit me furnitorët dhe klientët tuaj. Banka ProCredit garanton procesin e pagesës, që është me rëndësi të veçantë për secilin biznes.

Çfarë është Letër Kredia?

Letër Kredia është një angazhim i pakthyeshëm nga ana e bankës lëshuese për të paguar përfituesin (palën që dërgon mallin), sapo nga ana e tij paraqiten dokumentat e kërkuara sipas letër kredisë, në kohën e caktuar, dhe pas përmbushjes së çdo kushti tjetër të aplikueshëm. Letrat e kredisë përdoren vetëm në tregtinë ndërkombëtare, të cilat përfshijnë vlera të konsiderueshme midis një furnitori (eksportuesi) në një vend (shtet) dhe një blerësi (importuesi) në një vend tjetër (shtet tjetër) për vlera monetare të konsiderueshme, si dhe për rastet kur marrëdhënia e biznesit është në hapat e parë të saj dhe palët e përfshira kërkojnë të konfirmojnë cilësinë e vazhdimësise së marrëdhënies.

Llojet e Letër Kredive që ofrohen nga banka ProCredit:

  • Letër kredi e pakonfirmuar: një letër kredi është e pakonfirmuar nëse premtimi për të paguar përfituesin vjen vetëm nga banka lëshuese.
  • Letër kredi e konfirmuar: një letër kredie është e konfirmuar kur një bankë tjetër (mundësisht në vendin e përfituesit) në të cilën, banka lëshuese ka një llogari, apo një bankë korrespondente, bankë e nivelit të parë, shton angazhimin e saj për të paguar këtë letër kredie nga një kërkesë e bankës lëshuese.

Sipas mundësive për përdorim (financim):

  • Letër kredi e transferueshme: është një letër kredi që mund të transferohet nga përfituesi i parë tek një përfitues i dytë me të njëjtat elemente, përveç shumës, datës së fundit të nisjes së dërgesës dhe datës së skadencës.
  • Letër kredi e patransferueshme: Në këtë tip letër kredie, përfituesi i përcaktuar në Letër Kredi është i vetmi që mund të përfitojë këto fonde. Këto të ardhura të pritshme as nuk mund të transferohen tek një përfitues tjetër dhe as të shiten me discount.
  • Letër kredi back-to-back: një letër kredie e lëshuar në bazë të një letre kredie të lëshuar më parë. Në këto tipe, letër kredia principale shërben si mjet garancie dhe jo mjet pagese. Letër kredia e dytë lëshohet nga eksportuesi në përfitim të importuesit.

Sipas termave të pagesës letër kreditë grupohen në:

  • Letër kredi e paguar menjëherë: një letër kredi ku pagesa bëhet menjëherë me prezantimin e dokumentave të kërkuara nga përfituesi. Në çdo rast banka ka detyrimin e kontrollit dhe vlefshmërisë së dokumentave përpara se të bëhet përgjegjëse për pagesën.
  • Letër kredi me pagesë të mëvonshme: një letër kredi ku pagesa bëhet në një datë të mëvonshme nga data e nisjes së mallit dhe prezantimit të dokumentave në bankë. Termat e vonuara të pagesës janë të përcaktuara në kontratën e biznesit mes palëve, psh 30,60,90 dite nga data e nisjes së mallit.

A është banka ProCredit e vlerësuar nga kompani ndërkombëtare të specializuara?

Banka ProCredit është e velrësuar nga Fitch Ratings me B+. Vërtetimin i këtij vlerësimi mund ta dorëzoni deri te partnerët tuaj në vend dhe jashtë vendit. Për në tepër informacion klikoni këtu.

Si të aplikoj për një letër kredi?

Kontaktoni me Këshilluesin tuaj të Biznesit në bankën ProCredit, ose Qendrën e Kontaktit, tel: +355 4 2 389 389, e-mail: informacion@procredit-group.com

 

 

Për t’u njohur me kushtet e punës për shërbimin e Letër Kredisë vizitoni faqen Kushtet e Punës.

Fillimi i faqes