Open Responsive Menu

Programi AZHBR
ProCredit Bank, në bashkëpunim me Agjensinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ofron skema të financimit për mbështetjen e bizneseve bujqësore (prodhuese dhe agropërpunuese), ku subvencionohet norma e interesit të kredisë nga kjo agjenci.

Klientët që përfitojnë nga plani i financimit (AZHBR) janë klientë agrobiznesi që zhvillojnë aktivitet në fushat:
Prodhimi i frutave, arroreve, shegës, ullinjve dhe rrushit
Prodhimi i perimeve ne sera
Prodhim i qumështit, vaj ullirit dhe mjaltit
Përmirësimi racor në blegtori
Prodhimi i produkteve organike
Mbarështrimi kërmillit
Prodhimi dhe grumbullimi i bimëve medicinale

Dosja e aplikimit Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten në qendrën e AZHBR-së sipas formularit të aplikimit.
Afati i aplikimit Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten nga AZHBR dhe përkojnë zakonisht me tremujorin e dytë të çdo viti.
Shuma e kredisë Për kredi deri në shumën 25,000,000 lekë ofrohet subvencionim i normës së interesit deri në masën 70% për 5 vite rresht për aktivitetet e mëposhtme:
Ruajtja/ përpunimi i prod.bujqësore/ blegtorale, kërpudhës, bimëve medicinale.
Mjete mekanike bujqësore, agregate dhe tanke ftohës për qumështin.
Peshkimi dhe përpunimi i produkteve ujore.
Veprimtaritë në agrobiznes dhe ekoturizëm

Klientët që mund të përfitojnë nga skema e financimit të AZHBR-së janë:
Fermerë individualë, Persona Fizikë ose Juridikë
Shoqëri Bashkëpunimi Bujqësore
Projektet për blerjen e linjave të reja për përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, kërpudhës
Projektet që kërkojnë të zëvendësojnë pjesërisht teknologjitë dhe linjat ekzistuese me blerjen e makinerive të reja për përpunimin e produkteve të mësiperme
Projektet për blerjen e dhomave të ruajtjes frigoriferike
Projektet për ndërtimin e magazinave për grumbullim, përpunim apo ruajtjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale
Projektet për blerje anijesh të reja peshkimi dhe rinovim të flotës ekzistuese
Projektet për veprimtaritë në agro dhe ekoturizëm

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Dokument ligjor i shoqërisë/Personit Fizik
Dokument nga Zyra e Tatimeve që vërteton se subjekti nuk ka detyrime tatimore
“Leter of intend/comfort” për financimin e projektit të lëshuar nga banka
Dokument nga rregjistri i kredisë që konfirmon se aplikanti nuk ka detyrime ose borxh të keq me institucione të tjera financiare
Plani i detajuar i biznesit (minimum 5 vjeçar)
Ofertën për makineritë, linjën e marë në konsideratë nga banka gjatë shqyrtimit të kërkesës për kredi
Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës së aplikantit
Dokumentin e pronësisë për kolateralin e lënë garanci për kredinë e marrë. (kontratë hipoteke për pasuritë e paluajtëshme, kontratë e pengut për makineri dhe paisje të lëna garanci ose dokumentin e pronësisë mbi pasuri të paluajtëshme apo pengje që do të përdoren për kolateral)
Vërtetimin e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, lidhur me shlyerjen korente të sigurimeve shoqërore”.
Vërtetim banke për numrin e llogarisë.

I gjithe dokumentacioni i kerkuar duhet të dorëzohet i noterizuar.

Fillimi i faqes