Open Responsive Menu

Ankesa / Sugjerime

Çfarë do të thotë sugjerim për mua?
Sugjerim konsiderojmë të gjitha ato ide dhe opinione, aplikimi i të cilave do te sillte produke dhe shërbime më të mira dhe më të përshtatshme për ju.

Çfarë do të thotë ankesë për mua?
Ankesë konsiderojmë çdo reagim apo pakënaqësi të ngritur nga ana juaj që ka të bëjë me produkte/shërbime që banka ofron apo komunikim dhe sjellje jo të duhur nga ana e stafit tonë.

Ku mund të dërgoj sugjerimin/ankesën?
Kujdesi ndaj Klientit në Zyrat Qëndrore ju ka vënë në dispozicion një format standart, pas plotësimit të së cilit ju mund ta dërgoni duke përdorur këto mjete: 
Kutinë e ankesave,  e pranishme  në çdo degë të bankës sonë
Komunikim i drejpërdrejtë me stafin tonë, në degën tuaj më të afërt apo edhe në Drejtorinë Qëndrore
Na telefononi në: 04 2 389 389
Na shkruani e-mail në: kujdesindajklientit@procredit-group.com ose  informacion@procredit-group.com

Sa kohë nevojitet për të marrë përgjigje?
Sapo Kujdesi ndaj Klientit vihet në dijeni mbi shqetësimin tuaj, merr menjëherë në shqyrtim trajtimin e rastit dhe kthen përgjigje për një afat kohor prej 15 ditë pune.

Ne kujdesemi të zbatojmë me përpikmëri afatin e përcaktuar, por nëse  për ndonjë arsye nuk mund t'ju përgjigjemi,  ju do të njoftoheni nëpërmjet letrës zyrtare apo kontaktit telefonik. Gjithashtu në kuadër të kujdesit ndaj klientit në përgjigje do të gjeni edhe arsyen e vonesës dhe afatin e ri kohor.

Fillimi i faqes