Open Responsive Menu

Aksionarët e Bankës

ProCredit Bank Shqipëri u themelua në vitin 1995 si “Fondacioni për Sipërmarrje, Financë dhe Zhvillim” (FEFAD), ku 100% e kapitalit aksioner sigurohej nga KfW.
Fokusi i institucionit ishte të siguronte mundësi financimi për bizneset shqiptare të vogla dhe shumë të vogla.Pavarësisht nga trazirat politike dhe ekonomike në vend, në vitin 1997 FEFAD-i arriti të ketë një performancë financiare të suksesshme dhe morri licencën bankare në vitin 1999, duke u kthyer kështu në FEFAD Bank.
Aksionarët themelues të bankës ishin Fondacioni FEFAD, ProCredit Holding (atëherë e njohur si IMI), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare. Këtyre aksionarëve iu bashkua edhe Commerzbank AG në vitin 2002.
Në vitin 2003, institucioni mori emrin “ProCredit Bank”, duke reflektuar në këtë mënyrë lidhjen me grupin ProCredit.

Struktura aksionare, Dhjetor 2015:

Aksionerët Sektori Zyrat Qëndrore Aksione Vlera
ProCredit Holding Investime Frankfurt, Gjermani 100.00 % 25,698,725 Euro
Totali i Kapitalit 100.00 % 25,698,725 Euro

ProCredit Holding është kompania mëmë e grupit  ProCredit. ProCredit Holding u themelua si Internationale Micro Investitionen AG (IMI) në vitin 1998 nga kompania pioniere për këshillim financiar, IPC.

ProCredit Holding ka si qëllim të zgjerojë mundësinë për shërbime financiare në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion, duke ndërtuar një grup bankash që janë lider në sigurimin e shërbimeve financiare të paanshme dhe transparente për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe për popullatën e përgjithshme në vendet ku ato veprojnë. Përveç plotësimit të nevojave të filialeve të saj për kapital, ProCredit Holding drejton zhvillimin e bankave ProCredit, cakton menaxhimin e lartë dhe mbështet bankat në të gjitha zonat kryesore të aktivitetit, duke përfshirë operacionet bankare, burimet njerëzore dhe menaxhimin e riskut. Gjithashtu, siguron që vlerat korporative të ProCredit, praktikat më të mira bankare dhe parimet e menaxhimit të riskut Bazel II të vihen në zbatim duke u bazuar në standardet e autoriteteve gjermane.

Zeitinger Invest GmbH është aksionari kryesor dhe një investitor strategjik në ProCredit Holding. IPC ka qenë forca sipërmarrëse drejtuese e grupit ProCredit që nga themelimi i bankave.
ProCredit Holding është një partneritet me pronësi publike dhe private. Përveç
Zeitinger Invest GmbH dhe ProCredit Staff Invest (instrumenti investues për punonjësit e grupit ProCredit), aksionarët e tjerë privatë të ProCredit Holding përfshijnë Fondacionin Holandez DOEN, fondin amerikan të pensioneve TIAA-CREF, fondin amerikan Omidyar-Tufts Microfinance Fund, fondin zvicerian të investimeve responsAbility. Aksionarët publikë të ProCredit Holding përfshijnë KfW (bankë promocionale gjermane), IFC (dega e sektorit privat të Bankës Botërore), FMO (banka holandeze e zhvillimit), BIO (kompani belge investimesh për vendet në zhvillim) dhe Proparko (kompania franceze e investimeve dhe promocionit për bashkëpunimin ekonomik).

Forma ligjore e ProCredit Holding është e ashtuquajtura KGaA (Kommanditgesellschaft auf Aktien, ose në shqip një partneritet me përgjegjësi të kufizuar). Kjo është një formë ligjore e përdorur shpesh në Gjermani, e cila në thelb mund të konsiderohet si një kompani aksionare, në të cilën roli i Bordit Drejtues është marrë përsipër nga një Partner i Përgjithshëm dhe në të cilën Partneri i Përgjithshëm ka të drejtat e pëlqimit mbi vendime të caktuara të aksionarëve. Në rastin e ProCredit Holding, Partneri i Përgjithshëm është një kompani e vogël e veçantë e cila zotërohet nga aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG&CO, KGaA, IPC, ProCredit Staff Invest, DOEN, KfW dhe IFC. Struktura KGaA do t’i lejojë ProCredit Holding të rrisë kapitalin në të ardhmen pa ulur ndikimin e aksionarëve kryesorë në sigurimin e gjithë qëllimeve, në zhvillimin dhe suksesin tregtar.

Në Maj 2016, agjencia Fitch Ratings ka afirmuar ProCredit Holding AG & Co. KGaA's (PCH) Long-Term Issuer Default Rating (IDR) me 'BBB' with a Stable Outlook.

Në fund të muajit Shtator 2013, grupi ProCredit kishte kapital të nënshkruar në vlerë 513 milionë Euro dhe një total asetesh prej 5.8 miliardë Euro.

Për t'u njohur më shumë me Grupin ProCredit, lutemi të vizitoni faqen ''ProCredit Holding''.

Fillimi i faqes