Open Responsive Menu

AGROFIN

Për ju agrobiznese dhe tregtues të produkteve ushqimore.

Banka ProCredit në bashkëpunim me BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) ju ofrojnë një mundësi të re për të plotësuar nevojat e bizneseve si për investime ashtu edhe kapital pune.

Zhvilloni biznesin tuaj në mënyrë të qëndrueshme duke përfituar nga fleksibiliteti për kolateral që ofrojmë në kuadër të këtij bashkëpunimi. Për investime në asete fikse, afat deri në 96 muaj nevojitet vetëm 50% mbulim me hipotekë.

Cilët aktivitete mund të përfitojnë nga AGROFIN?

  • Fabrika të përpunimit të qumështit, mishit, prodhues të vajrave ushqimore dhe ushqimeve të paketuara.
  • Tregtues të pajisjeve, makinerive dhe automjeteve bujqësore, dhoma frigoriferike.
  • Tregtues me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore si supermarkete, tregti të sheqerit, vajit.
  • Fermë për mbarështim të gjësë së gjallë.
  • Kultivim të perimeve në fushë të hapur apo serra.

Cilat plane investimi mund të mbështeten?

Investim në asete fikse, si p.sh: Investim në dhoma efiçente frigoriferike; Linja të reja prodhimi të automatizuara; Sisteme efiçente ujitje/ventilimi; Sisteme të automatizuara mjelje; Panele diellore; Automekanikë e re bujqësore.

Kapital pune, si p.sh: Kapital pune për tregtues të makinerive efiçente bujqësore, dhoma frigoriferike etj.

Përfitoni duke reduktuar kostot tuaja nëpërmjet kryerjes së investimeve EKO.

Cilat janë përfitimet tuaja?

Mbështetje profesionale, nga Këshilluesit tanë të Biznesit, të cilët ju vënë në dispozicion ekspertizën e tyre, duke ju këshilluar financiarisht sipas nevojave të biznesit tuaj.

Për të realizuar investimet tuaja ju ofrojmë një sërë mundësish: kredi me këste të rregullta ose me plan pagese sipas sezonalitetit të biznesit tuaj, si dhe në formën e linjës së kredisë.

Afate kredie deri në 8 vjet për investime, ndërsa shuma e kredisë varet nga plani juaj i investimit (shuma minimale e aplikimit është 4.000.000 lekë)

Gjithashtu ne mund të rifinancojmë kredi nga bankat e tjera, nëse fondet janë përdorur për investime në biznes.

Fillimi i faqes