Open Responsive Menu

Siguria 3D “Verified by VISA”

 

Siguria 3D "Verified by VISA"

Me qëllim rritjen e sigurisë për transaksionet e realizuara nga interneti, për të gjitha kartat e lëshuara nga ProCredit Bank sjellim "Sigurine 3D" (Three Domain Secure), i cili plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Çfarë është Siguria 3D "Verified by VISA"?

Visa International ka zhvilluar protokollin e saj të sigurisë për blerjet online, bazuar në modelin "Siguria 3D" ose siç njihet

Ky nivel sigurie i jep mundesinë klientit për një përdorim akoma dhe më të sigurt të kartës suaj në Internet. Me anë të këtij shërbimi shtohet një hap shtesë gjatë kryerjes së pagesave online. Klientit i kërkohet të regjistrojë një fjalëkalim, në mënyrë që të ekzekutojë përfundimisht blerjen online. Këtë fjalëkalim e di vetem klienti që ka bërë regjistrimin. Fjalëkalimi nuk njihet nga Banka dhe për rrjedhojë nuk mund të jepet nga banka.

Avantazhet e "Sigurisë 3D":

  • "3D Secure" është një element shtesë sigurie, i cili ofron mbrojtje nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave tuaja gjatë transaksioneve online.
    Ajo nuk kërkon që ju të instaloni ndonjë pajisje apo software shtesë në kompjuterin tuaj
  • I vetmi person që ka informacionin për fjalëkalimin është mbajtesi i kartës

I vetmi person që mund të konfirmojë një transaksion online është personi që njeh fjalëkalimin
• Fjalëkalimi nuk ruhet dhe nuk dihet nga website ku ju po kryeni blerjen.

 

Nëse ju nuk regjistroheni në shërbimin "Verified by Visa" në faqet e web-it që e ofrojnë këtë shërbim, ju nuk do mund te kryeni blerje online në ato faqe.

Gjenerimi i fjalëkalimit:

Fjalëkalimi aktivizohet vetëm njëherë dhe përdoret për të autorizuar çdo transaksion online. Është i mundur ndryshimi i tij pas aktivizimit.

Regjistrimi i fjalëkalimit:

Gjatë kryerjes së një transaksioni në faqet online që kanë logon ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Zgjidhni produktet ose shërbimet që ju doni të blini nga faqet që kanë mesazhin "Verified by Visa"
  • Shko tek faqja ku do realizohet blerja
  • Pas vendosjes së të dhënave të kartës, ju do të drejtoheni në menyrë automatike në faqen e regjistrimit të fjalëkalimit, ku do t'ju kërkohet të vendosni të dhënat tuaja, dhe të regjistroni fjalëkalimin tuaj.

Për çeshtje sigurie, ne ju sugjerojmë të mos përdorni kombinime numrash të cilat janë shumë të lehta për tu gjetur.

Ky fjalëkalim do të shërbejë për të vërtetuar se jeni mbajtësi autentik i kartës, sa herë që do të beni blerje online në faqet "Verified By Visa".

Ndryshimi i fjalëkalimit

Nëse fjalëkalimi vendoset në mënyrë të gabuar 3 herë rresht, fjalëkalimi bllokohet.

Nëse ju doni të ndryshoni fjalëkalimin aktual ose nuk e mbani mend, apo është bllokuar, ndryshimin e fjalëkalimit mund ta bëni direkt në faqen ku po bëni blerjen në opsionin "Harruat Fajalëkalimin" (Forgot your Password) ose ju lutem kontaktoni me Qendrën tonë të Kontaktit.

Shenim: Regjistrimi në opsionin 3D Secure nuk është e detyruar. Mbani parasysh që kartembajtesit nuk i hiqet përgjegjësia për transaksionet online të kryera në faqe që nuk kanë sigurinë 3D dhe nuk është bëre konfirmimi i fjalëkalimit. Në rastin kur klienti vetë nuk konfirmon fjalëkalimin, nuk do t'i njihet e drejta për të kërkuar rimbursim.