Depozita 12-mujore për emigrantët me 1 muaj interes bonus

12/4/2025

Tani ke një arsye të fortë pse kursimet duhet t’i sjellësh në atdhe.

Depozita 12-mujore me një 1 muaj interes bonus, për ju shqiptarë që jetoni jashtë vendit – një mundësi për të maksimizuar kursimet tuaja me siguri dhe stabilitet.

Përfitimet e depozitës së emigrantëve:

  • Interes vjetor deri në 2.5% në LEK/ 2% në EUR.
  • Afat 12-mujor.
  • Interesi kreditohet çdo muaj në llogarinë tuaj personale.
  • 1 muaj interes bonus në datën e maturimit. Në muajin e 12-të, përfitoni dyfish: interesin e muajit të fundit dhe një muaj shtesë si bonus nga ProCredit Bank.

Kushtet e ofertës:

  • Shuma minimale për ta hapur depozitën: 100,000 LEK ose 1,000 EUR.
  • E vlefshme vetëm për depozitat e hapura me fonde të reja në bankë.
  • E vlefshme deri më 31 dhjetor 2025.

Me Depozitën për Emigrantët nga ProCredit Bank, kursimet tuaja kthehen në një investim të sigurt dhe të qëndrueshëm. Aplikoni online për të hapur depozitën tuaj të re në të vetmen bankë Gjermane në vend.

Hap Depozitë
 

Për më shumë informacion:

+355 (4) 2 389 389
informacion@procredit-group.com
www.procreditbank.com.al

Shënime: Interesi i fituar i nënshtrohet tatimit 15%, sipas legjislacionit në fuqi.
Në rast mbylljeje të parakohshme të depozitës, aplikohet penalitet në formën e humbjes së 90% të interesit të akumuluar/fituar në LEK dhe 100% në EUR.
Depozitat e hapura sipas kësaj oferte nuk rinovohen automatikisht me të njëjtën normë interesi pas maturimit – në datën e rinovimit, do të aplikohen normat standarde në fuqi.
Fondet e depozitës janë të mbrojtura nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) deri në shumën 2,500,000 LEK ose ekuivalentin në valutë tjetër, në përputhje me Ligjin nr. 53/2014, datë 22.05.2014 “Mbi Sigurimin e Depozitave”, i ndryshuar.