BERZH dhe ProCredit promovojnë efiçencën e energjisë në Shqipëri

6/28/2022

BE-ja dhe Austria mbështetën linjën e kreditit për efiçencën e energjisë në banesa 

  • Linjë kredie prej 3 milionë eurosh për investime në efiçencën e energjisë në banesa
  • Huamarrësit marrin mbrapsht deri në 20 për qind për investimet e përfunduara
  • Linjë kreditimi e bashkëfinancuar nga BE-ja, Austria dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po shton përpjekjet për të përmirësuar efiçencën e energjisë në Shqipëri me një linjë kredie prej 3 milionë eurosh për ProCredit Bank. Fondet do t'u jepen hua familjeve për investime në zgjidhjet e kursimit të energjisë.

Klientët e bankës do të jenë në gjendje të aplikojnë për financim për të investuar në përmirësime energjetike të shtëpive të tyre, si për izolim të mureve ose çatisë, dritare të reja, panele diellore, pompa ngrohjeje ose kaldaja më të pastra dhe më efikase – me synimin për të arritur kursimin e energjisë.

Pas përfundimit të suksesshëm të investimeve, familjet marrin një grant stimulues me vlerë deri në 20 për qind të shumës së kredisë, financuar nga Bashkimi Evropian (BE), gjë që i bën këto investime më të përballueshme. Përveç kësaj, familjet do të përfitojnë edhe fatura më të ulëta për energjinë elektrike dhe do më shumë komfort në shtëpitë e tyre.

Kjo linjë kredie është pjesë e Instrumentit Financiar të Ekonomisë së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor (GEFF), i cili promovon përmirësime të efiçencës së energjisë në sektorin rezidencial dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Austria dhe nga donatorë dypalësh në Kuadrin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it në Shqipëri, u shpreh: “Reduktimi i konsumit të energjisë dhe kostove duke i bërë ndërtesat e banimit më efikase sa i përket energjisë është tani edhe më urgjente se kurrë. Masat e kursimit të energjisë ndihmojnë në reduktimin e emetimeve të CO 2, ndërkohë që për pronarët e shtëpive ato sjellin më shumë komfort dhe fatura më të ulëta për energjinë elektrike dhe për ngrohje”.  

“Promovimi i ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes mjedisore dhe ndihma për zbutjen e ndryshimeve

klimatike ka qenë gjithmonë në fokusin tonë strategjik. Instrumenti i Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) përforcon qasjen tonë ekologjike për një të ardhme të qëndrueshme. Ne jemi të përkushtuar t'i mbështesim klientët tanë që janë të gatshëm të realizojnë investime në teknologjitë e gjelbra dhe që t'i inkurajojmë ata të përfitojnë nga kushtet e favorshme që ofron ky produkt”- theksojnë drejtuesit e ProCredit Bank Albania.

Deri më tani GEFF ka mbështetur mbi 9000 familje në rajon, për të përmirësuar efiçencën e energjisë katër vitet e fundit në shtëpitë e tyre.  

BERZH-i është një investitor institucional lider në Shqipëri, i fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat, duke u mbështetur në frymën e fortë sipërmarrëse në ekonomi, duke rritur komercializimin e projekteve të infrastrukturës dhe duke promovuar energjinë e qëndrueshme dhe investimet miqësore me mjedisin. Deri më sot, Banka ka investuar 1.8 miliardë euro në 125 projekte në të gjithë vendin