Limiti i Kredisė - NEW
Limiti i kredisë është oferta më e re për klientët. Nëpërmjet kesaj oferte një biznes i cili mund të drejtohet në bankë për një kredi, banka ofron për të nje aprovim paraprak të një limiti kredie që ky biznes mund të sigurojë nga banka, bazuar në aktivitetin e biznesit të tij. Duke pasur një limit të aprovuar paraprakisht klienti paraqitet në banke sa herë t’i nevojitet financim dhe me një shpejtësi prej 24 orëve ai merr shërbimin dhe përmbush çdo nevojë të tij për financim.
Ky nivel kredidhënie i aprovuar dhe i ofruar siguron për klientin lirshmëri, kursen kohë, dhe sigurisht sjell përfitim për të në uljen e kostove, duke sjellë rritje të eficiencës dhe shpejtësisë së biznesit të tij.


