Politika e Burimeve Njerėzore

Burimet njerëzore janë pika më e fortë e ProCredit Bank, dhe pavarësisht sa e qartë mund të duket kjo deklaratë.

Ne jemi të bindur që jemi e vetmja bankë që ka personel të kualifikuar dhe të motivuar për të mbajtur afatgjatë suksesin e saj.

 

Në punën tonë të përditshme ne vëmë në praktikë VLERAT që na frymëzojnë:

  • Transparenca: ne i njoftojmë klientët tanë për misionin e bankës, aksionerët, performancën financiare dhe kostot reale të gjithë produkteve tona bankare. Ne sigurohemi që punonjësit tanë të njoftohen mbi rezultatet e aktivitetit të biznesit dhe strategjinë e zhvillimit për të ardhmen.
  • Politika e Komunikimit të Hapur: në bankën tonë ne krijojmë një ambient ku opinionet mbi aktivitetet e punës shprehen lirshëm. Në të njëjtën kohë, ne inkurajojmë marrëdhënie të mira profesionale mes kolegëve tanë.
  • Përgjegjësia Sociale dhe Toleranca: ne duam të krijojmë partneritete të forta brenda komunitetit ku jetojmë si dhe të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe në kulturën ekonomike të banorëve të saj. Gjithë klientët dhe stafi ynë trajtohen në mënyrë të paanshme, pavarësisht nga raca e tyre, ngjyra, gjuha, bindjet politike ose fetare, origjina etnike ose përkatësia kulturore.
  • Orientimi drejt Klientëve: klientët tanë kryesorë – veçanërisht ndërmarrjet e vogla – përfitojnë nga konsulenca financiare dhe nga zgjidhjet që ofrojmë për zhvillimin e biznesit të tyre.
  • Standarde të larta Profesionale dhe Etike: këto standarde i përkufizojnë më së miri punonjësit tanë, dhe drejtoria e bankës është veçanërisht e interesuar që këto standarde të mbahen në nivelet më të larta.
  • Besnikëria ndaj Organizatës dhe Vlerave të saj dhe zbatimi i tyre është kërkesa jonë më e madhe për të gjithë punonjësit e Bankës.

KODI I SJELLES për stafin e ProCredit Bank bazohet në parimet e mëposhtme:

  • Gjithë punonjësit zbatojnë standardet më të larta në sjelljen e tyre personale, në përputhje me përgjegjësitë dhe traditën e rrjetit ProCredit Bank. Punonjësit i adoptojnë këto standarde për të shmangur përshtypjen e konfliktit të interesit ose situata që mund të krijojnë incidente të pakëndshme për ta, kolegët e tyre, bankën, ose aksionerët.
  • Standarde të larta në sjelljen tonë personale do të thotë që secili punonjës është i përkushtuar të jetë i ndershëm, i drejtë, të tregojë respekt për të tjerët, si klientët ashtu dhe kolegët.
  • Gjithë klientët dhe punonjësit e bankës kanë të drejtën për trajtim të barabartë dhe të paanshëm;
  • Gjithë punonjësit e bankës kanë të drejtën të punojnë në një ambient ku identiteti i tyre kulturor njihet dhe të respektohet.
  • Gjithë punonjësit e bankës zgjerojnë njohuritë e tyre mbi kulturat e tjera duke reaguar më lehtë ndaj tyre brenda ambientit multikulturor të rrjetit të ProCredit Bank.