Banka dhe Aksionerėt e saj
ProCredit Bank Shqipėri u themelua nė vitin 1995 si “Fondacioni pėr Sipėrmarrje, Financė dhe Zhvillim” (FEFAD), ku 100% e kapitalit aksioner sigurohej nga KfW. Fokusi i institucionit ishte tė siguronte mundėsi financimi pėr bizneset shqiptare tė vogla dhe shumė tė vogla. Pavarėsisht nga trazirat politike dhe ekonomike nė vend, nė vitin 1997 FEFAD-i arriti tė ketė njė performancė financiare tė suksesshme dhe morri licencėn bankare nė vitin 1999, duke u kthyer kėshtu nė FEFAD Bank. Aksionerėt themelues tė bankės ishin Fondacioni FEFAD, ProCredit Holding (atėherė e njohur si IMI), Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (EBRD), si dhe Korporata Ndėrkombėtare Financiare. Kėtyre aksionerėve iu bashkua edhe Commerzbank AG nė vitin 2002. Kėtė vit, ProCredit Holding forcoi edhe mė tej pozicionin e saj nė bankė duke blerė aksionet e EBRD-sė. Kapitali i paguar ėshtė rritur vazhdimisht dhe aktualisht arrin nė 22,7 milion Euro. Nė vitin 2003, institucioni mori emrin “ProCredit Bank”, duke reflektuar nė kėtė mėnyrė lidhjen me grupin ProCredit.
| Aksionerė |
Sector |
Zyrat Qendrore |
Aksione
|
Vlera |
|
ProCredit Holding |
Investime |
Gjermani |
100.00%
|
22,698,754.50
Euro
|
|
Totali i Kapitalit |
|
100.00%
|
22,698,754.50
Euro
|
ProCredit Holding ėshtė kompania mėmė e grupit global tė 22 bankave ProCredit. ProCredit Holding u themelua si Internationale Micro Investitionen AG (IMI) nė vitin 1998 nga kompania pioniere pėr kėshillim financiar, IPC.
ProCredit Holding ka si qėllim tė zgjerojė mundėsinė pėr shėrbime financiare nė vendet nė zhvillim dhe ekonomitė nė tranzicion, duke ndėrtuar njė grup bankash qė janė lider nė sigurimin e shėrbimeve financiare tė paanshme dhe transparente pėr bizneset shumė tė vogla, tė vogla dhe tė mesme si dhe pėr popullatėn e pėrgjithshme nė vendet ku ato veprojnė. Pėrveē plotėsimit tė nevojave tė filialeve tė saj pėr kapital, ProCredit Holding drejton zhvillimin e bankave ProCredit, cakton menaxhimin e lartė dhe mbėshtet bankat nė tė gjitha zonat kryesore tė aktivitetit, duke pėrfshirė operacionet bankare, burimet njerėzore dhe menaxhimin e riskut. Gjithashtu, siguron qė vlerat korporative tė ProCredit, praktikat mė tė mira bankare dhe parimet e menaxhimit tė riskut Bazel II tė vihen nė zbatim duke u bazuar nė standardet e autoriteteve gjermane.
IPC ėshtė aksioneri kryesor dhe njė investitor strategjik nė ProCredit Holding. IPC ka qenė forca sipėrmarrėse drejtuese e grupit ProCredit qė nga themelimi i bankave.
ProCredit Holding ėshtė njė partneritet me pronėsi publike dhe private. Pėrveē IPC dhe IPC Invest (instrumenti investues i stafit tė IPC dhe ProCredit), aksionerėt e tjerė privatė tė ProCredit Holding pėrfshijnė Fondacionin Holandez DOEN, fondin amerikan tė pensioneve TIAA-CREF, fondin amerikan Omidyar-Tufts Microfinance Fund, fondin zvicerian tė investimeve responsAbility. Aksionerėt publikė tė ProCredit Holding pėrfshijnė KfW (bankė promocionale gjermane), IFC (dega e sektorit privat tė Bankės Botėrore), FMO (banka holandeze e zhvillimit) dhe BIO (kompani belge investimesh pėr Vendet nė Zhvillim) dhe Proparko (Kompania franceze e Investimeve dhe Promocionit per bashkepunimin ekonomik).
Forma ligjore e ProCredit Holding ėshtė e ashtėquajtura KGaA (Kommanditgesellschaft auf Aktien, ose nė shqip njė partneritet me pėrgjegjėsi tė kufizuar). Kjo ėshtė njė formė ligjore e pėrdorur shpesh nė Gjermani, e cila nė thelb mund tė konsiderohet si njė kompani aksionare nė tė cilėn roli i Bordit Drejtues ėshtė marrė pėrsipėr nga njė Partner I Pėrgjithshėm , dhe nė tė cilėn Partneri I Pėrgjithshėm ka tė drejtat e pėlqimit mbi vendime tė caktuara tė aksionarėve. Nė rastin e ProCredit Holding, Partneri Pėrgjtihshėm ėshtė njė kompani e vogėl e veēantė e cila zotėrohet nga aksionerėt kryesorė tė ProCredit Holding AG&CO, KGaA, IPC, IPC Invest, DOEN, KfW dhe IFC. Struktura KGaA do t’I lejojė ProCredit Holding tė rrisė kapitalin nė tė ardhmen pa ulur ndikimin e aksionarėve kryesorė nė sigurimin e gjithė qėllimeve, nė zhvillimin dhe suksesin tregtar.
ProCredit Holding ka marrė njė vlerėsim investimi (BBB-) nga agjencia Fitch Ratings. Nė fund tė vitit 2011, baza e kapitalit tė grupit ProCredit ishte EUR 469 milionė. Totali i aktiveve tė grupit ProCredit ėshtė EUR 5.5 miliardė.
Nė linkun e mėposhtėm do tė gjeni proēesverbalin nga Mbledhja e Asamblesė sė ProCredit Bank Albania me datė 26.06.2012



