ProPay

Loan for Photovoltaics

Transferta ProPal

ProPay është një shërbim tjetër për transfertat ndërkombëtare, që kryhet midis grupit të bankave ProCredit, në vendet e Europës e cila perfshinShqipëri, Gjermani, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Bullgari, Rumani,Bosnje & Herzegovinë, Serbi, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.

 

Transfertat e shpejta ProPay

Nëpërmjet transfertave ProPay, kur urdhëruesi dhe përfituesi janë klientë të rrjetit të bankave të mësipërme ProCredit, mund të përfitojnë nga kushtet e favorshme për dërgimin ose pritjen e parave nga këto vende.

Kur mund të përdorni transfertat ProPay?

  • Nëse dëshironi të dërgoni para dhe përfituesi ka llogari pranë një prej bankave ProCredit të rrjetit bankar të mësipërm, ju përfitoni nga transferta ProPay me komisione shume me te uleta se komisioni i një transferte ndërkombëtare standarte.
  • Nëse prisni një transfertë nga këto vende dhe dërguesi ka llogari pranë një prej bankave ProCredit të rrjetit bankar të mësipërm, ju përfitoni nga transferta ProPay duke pritur fonde në llogarinë tuaj pa komisione bankare.

Avantazhet e transfertave ProPay
• Shpejtësi, transfertat kryhen brenda ditës së punës
• 2.5 € komision për transfertë pavaresisht nga shuma që transferoni
• 0 komision për përfituesin e fondeve dhe fondet vijnë brenda ditës që janë urdhëruar