ProCredit Bank i shėrben klientėve tė saj me njė rrjet prej 35 degėsh dhe agjencish tė shtrira nė 16 qytetet kryesore tė vendit, qė kanė njė nivel tė lartė popullimi dhe mundėsi mė tė mėdha zhvillimi tė biznesit. Qėllimi ynė ėshtė t’u gjendemi sa mė pranė bizneseve tė vogla dhe tė mesme pėr t’i mbėshtetur ata nė nevojat e tyre pėr zhvillim.
Viti 2010 ritheksoi filozofinė e bankės pėr mbėshtetje tė bizneseve shumė tė vogla, tė vogla dhe tė mesme, pėrmes ofrimit tė njė shėrbimi tė diferencuar sipas nevojave tė kėtij grupi me qėllim forcimin e bashkėpunimit tė qėndrueshėm tė kėtyre bizneseve me bankėn.
Nė mbėshtetje tė kėsaj, gjatė vitit 2010 u riformatuan strukturat tona tė degėve nė organizime tė reja qė i pėrshtaten mė mirė fokusit tė bankės drejt kėtij grupi klientėsh.
Kėshtu njėsitė e bankės u organizuan nė Qendra Biznesi me staf tė dedikuar drejt njė marrėdhėnie cilėsore me bizneset dhe nevojat e tyre. Degė nė shėrbim tė dedikuar bizneseve shumė tė vogla, tė vogla, individėve dhe Pikave tė Sherbimit, tė specializuara pėr njė shėrbim tė shpejtė e cilėsor pėr tė gjithė. Qėllimi ėshtė tė vlerėsojmė nevojat dhe kohėn e gjithsecilit, tė individit i cili kėrkon tė shėrbehet shpejt e pa radhė tė gjata dhe tė biznesit qė pėrveē shpejtėsisė nė transaksione kėrkon mbėshtetje dhe konsultė financiare.
Gjatė 2010 u hapėn dy pika tė reja shėrbimi si dhe shumė degė e agjenci tė tjera u zhvendosėn drejt zonave mė afėr klientėve dhe bizneseve. Po kėshtu nė vijim tė gjithė njėsitė e biznesit do tė rikonstruktohen pėr t’i shėrbyer mė mirė klientėve qė shėrbehen pranė tyre.
Viti 2010 shėnoi njė rrjet prej 35 njėsish biznesi tė organizuara nė 12 Degė, 3 Qendra Biznesi, 3 Qendra Shėrbimi dhe 22 Pika Shėrbimi.


