ProCredit Bank merr pjese ne aktivitetin per promovimin e energjise se paster

ProCredit Bank ėshtė ndėr tė parat institucione nė vendin tonė qė ofron mbėshtetjen dhe aplikimin e politikave pėr mbrojtjen e mjedisit dhe pėrdorimin e Energjive tė rinovueshme.

Foto Alma

 

 

 

 

 

 

 

Kėte herė ProCredit Bank sė bashku me UNDP dhe GIZ, synon tė sjellė mė afėr konsumatorėve shqiptarė modelet mė tė mira pėr pėrdorimin e energjive eficiente. Sisteme tė Paneleve Diellore dhe fotovoltaike pėr ngrohjen e ujit instalohen falė projekteve tė UNDP nė zonėn malore tė Thethit.

Njė aktivitet dy-ditor qė konsistoi nė sjelljen e eksperiencave mė tė mira nė bujtinat e zonės sė Thethit, qė kanė aplikuar  implementimin e sistemeve tė paneleve diellore pėr ngrohjen e ujit dhe prodhimin e energjisė, ėshtė organizuar nė datat 20-21 Korrik.

Paneli

 

 

 

 

 

 

 

Pjesėmarrja e Bankės nė kėtė aktivitet tė organizuar nga UNDP pėrkon me eventet e shumta edukuese qė ajo ka ndėrmarrė, si dhe me fillimin e fushatės “Investoni me Eficiencėn e Energjisė”. Pėrfaqesuesit e bankės prezantuan opsionet dhe pėrfitimet financiare qė sjellin produktet e Eficiencės sė Energjisė si dhe avantazhet e ofruara nga fushata mė e re e ProCredit Bank.

Mbledhje

 

 

 

 

 

 

 

Nė vitin 2012 UNDP nėpėrmjet Programit tė granteve tė vogla dhe Projektit tė Ngrohjes sė Ujit nėpėrmjet Energjisė Diellore, u ka mundėsuar 11 Bujtinave Mikpritėse instalimin e paneleve diellore pėr dushe dhe pėrdorime te tjera shtėpiake. 10 Bujtinave tė tjera dhe Infermierisė sė Komunės sė Theth-it, Shkodėr ky projekt i ka mundėsuar instalimin dhe pajisjen me Sistemin Fotovoltaik qė siguron furnizimin me energji elektrike pėr qėllime ndriēimi. Pėrfituesit, banues nė zonėn sė thellė, kanė dėshmuar njė pėrmiresim tė kushteve te jetės dhe ngritjen e bazave te zhvillimit te nje turizmi malor per vizitorėt e kėsaj zone.

Sistemet (panelet) diellore kanė potencial tė madh nė Shqipėri. Vendi ynė ka klimė shumė tė favorshme me njė mesatare prej 2,400 orėsh diell dhe me njė rrezatim diellor mesatar vjetor  prej 1,450 kwh/m2. Nė pėrfundim te aktivitetit, ProCredit Bank krijoi kontaktet pėr tė thelluar mė tej bashkėpunimin pėr kreditime me Eficiencėn e Energjisė.