E-banking
Pro e-banking është shërbimi bankar më i ri i ofruar nga ProCredit Bank, i cili ju krijon mundësinë të keni akses të drejtpërdrejtë në llogaritë tuaja pranë bankës sonë nëpërmjet internetit. Me anë të këtij shërbimi, ju mund të kryeni në çdo vend dhe kohë, 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë, nëpërmjet kompjuterit veprimet e mëposhtme:
- Kontrolloni gjëndjen e të gjitha llogarive rrjedhëse / kursimi;
- Kontrolloni vlerën e depozitës suaj;
- Kontrolloni llogarinë e kartës së kreditit dhe bëni pagesën e saj nëpërmjet llogarisë suaj rrjedhëse;
- Kontrolloni dhe printoni lëvizjet e të gjitha llogarive;
- Kontrolloni 100 veprimet e fundit me e-banking;
Dëshironi të kryeni një transfertë brenda bankës sonë ose në bankat e tjera?
- E-banking ju ofron mundësinë për transferta brënda llogarive tuaja të së njëjtës valutë; Kryeni transferta drejt të gjitha degëve të bankës; Kryeni pagesën e faturave të ndryshme (Vodafone, Amc, Eagle Mobile, OSSH, Ujësjellës, Albtelekom, Taksa,etj). Kryeni transferta kombëtare (aplikohen vetëm komisionet “Share “); Veprimet kryhen sipas orareve zyrtare të ProCredit Bank (ju lutemi këshillohuni me stafin në degën tonë më të afërt); Këto janë tarifa promocionale të vlefshme deri në muajin Qershor.
Çfarë ju nevojitet?
- Ju duhet një komjuter (në punë, shtëpi, etj);
- Lidhja me internetin;
- Vizitoni faqen zyrtare të Pro e-banking: https://ebanking.procreditbank.com.al
Përse duhet të zgjedhim Pro e-banking?
- Sepse është një teknologji e re dhe e sigurtë në përdorim;
- Një mënyrë e thjeshtë për të vetëadministruar llogaritë tuaja;
- Një mënyrë e shpejtë për të kryer veprime në mënyrë të pavarur;
- Ju veproni në çdo kohë dhe kudo që ndodheni;
Pro e-banking është i shpejtë, i sigurtë dhe mbi të gjitha praktik. Paraqituni në një nga degët apo agjencitë e ProCredit Bank. Përdorimi mundësohet nëpërmjet faqes sonë të internetit: https://ebanking.procreditbank.com.al


