Transferte parash

Transferte parash

ProCredit Bank ofron një shumëllojshmëri transfertash hyrëse dhe dalëse nëpërmjet një rrjeti të gjerë degë brenda Shqipërise dhe bankave korrespondente në të gjithë botën.

Ofrohen në monedha: LEK, EURO, USD, GBP dhe CHF.

Transferta brenda rrjetit ProCredit Bank Shqiperi kryhen brenda ditës duke përfshirë:

  • Transferta në të njëjtën degë:
  • Brenda llogarive të ndryshme të të njëjtit klientit;
  • Midis llogarive të ndryshme të klientëve;
  • Pagesa të faturave mujore: energji elektrike, ujë, telefon celular etj;
  • Pagesa të tatimeve, sigurimeve, doganës, thesarit, etj;
  • Transferta midis degëve të ndryshme të ProCredit Bank:

Ju mund të urdhëroni transferta nga / për çdo degë të ProCredit Bank.

Transferta Ndërbankare:

  • Transferta midis bankave vendase (kombëtare);
  • Transferta për / nga bankat e huaja (ndërkombëtare);
  • Transferta ProPay;

Transferta ProPay janë transferta ndërkombëtare hyrëse dhe dalëse brenda rrjetit të ProCredit Bank në Europen Lindore. Në sistemin e pagesave ProPay përfshihen vendet e mëposhtme: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Rumani, Bullgari, Bosnje, Serbi, Ukrainë, Gjeorgji.

Transfertat në nisje të urdhëruara deri në orën 15:00 ekzekutohen brenda ditës me të njëjtën datë valute. Transfertat në mbërritje deri në orën 14:00 ekzekutohen në llogarinë e klientit brenda ditës me të njëjtën datë valute.

Për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare në valutë të huaj të urdhëruara deri në orën 12:30, ekzekutimi bëhet brenda dites me datë valute + 1 në llogarinë e përfituesit. Për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare të ekzekutuara pas orës 12:30, ekzekutimi bëhet brenda ditës me datë valute + 2 në llogarinë e përfituesit.

Transfertat urgjente kanë status të veçantë (Këshillohuni me stafin tonë në degën më të afërt).

ProCredit Bank ofron shërbimin automatik të Swiftit për transfertat dalëse.

• Si mund të urdhëroni një transfertë ndërkombëtare? (kliko ketu per me shume informacion)

Transfertat ndërkombëtare mund të urdhërohen në dy mënyra:

  1. Duke u paraqitur në njësinë më afër jush.
  2. Nëpërmjet shërbimit e-banking nëse keni opsionin e plotë (me token).

Për të kryer me sukses një transfertë ndërkombëtare ju nevojitet të keni informacionin e saktë për përfituesin e fondeve mbi Numrin IBAN të tij, Bankën përfituese dhe kodin SWIFT. 

• Si mund të perfitoni një transfertë nga jashtë? (kliko ketu per me shume informacion)

Mjafton të keni një numër llogarie në Bankën ProCredit për të pritur fondet në llogarinë tuaj nga e gjithë bota. Paraqituni në njësinë më të afërt për të marrë informacionin mbi IBAN-in tuaj.

Avantazhet tona konkurruese:

  • Rrjet i gjerë degësh në të gjithë Shqipërinë;
  • Ekzekutim i transfertave nëpërmjet sistemeve AECH, AIPS, IBAN, SWIFT;
  • Pagesa nëpërmjet internetit.( Pro E-banking ofron transferta të brendshme kombëtare dhe ndërkombëtare);
  • Shërbim automatik i Swiftit për transfertat dalëse;